“Ky lojtar italian do të shkëlqente në United”
Mbrojtësi italian, Matteo Darmian ka përzgjedhur Andrea Pirlon si italianin që do të shkëlqente në Manchester United.

Ai tha se në histori të futbollist italian ka shumë futbollistë të mirë, por ai do të përzgjidhte Pirlon.

“Mendoj se në histori të Italisë ka shumë lojtarë të mirë dhe është e vështirë të përzgjedh një. Por, nëse më duhet vetëm një, atëherë do të zgjedhja Pirlon”, u shpreh Darmian kur u pyet se cilin lojtar do ta dëshironte ta shihet në United. /Albeu.com/
Shtuar më 07/02/2017, ora 21:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori