Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës përballë Kroacisë

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e dytë dhe më të vështirë që kur është bërë pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s.

Përballë kombëtares kosovare, do të jenë Kroacia që në kampionatin e fundit evropian kishte paraqitje të mirë.
Përafërsisht dihet formacioni që Albert Bunjku do të hedhë në fushë.

Ujkani tashmë është i sigurt në portë, ndërsa mbrojtje ka shumë pak lojtarë dhe dihet katërshja.
Përdedaj në të djathë, në qendër Pnishi dhe Rrahmani, në të majtë Paqarada.

Mesfushorë fundor do të luajë Hekuran Kryeziu, ndërsa atij do t’i bëjë shoqëri njëri mes Herolind Shalës ose Alban Mehës.

Megjithëse ardhja e Arbër Zenelit është një përforcim i jashtëzakonshëm, ai mund të mos e startojë ndeshjen. Zeneli është në balotazh me Bernard Berishën. Valon Berisha dhe Milot Rashica duken të sigurt.

Në sulm trajneri Bunjaku ka një dilemë mes Bersant Celinës dhe Albert Bunjakut me këtë të fundit të avantazhuar. /Albeu.com/
Shtuar më 04/10/2016, ora 23:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori