Kush janë 4 të arrestuarit për grabitjen e Rinasit
Ky pritet të jetë formacioni Kosovës në ndeshjen me Bullgarinë (FOTO LAJM)

Kanë mbetur edhe disa orë deri te ndeshja mes Kosovës e Bullgarisë, e cila do të zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në orën 20:45.

"Dardanët" do të nisin fushatën kualifikuese për "Euro 2020" pothuajse me formacion më të mirë të mundshëm, përjashtuar kapitenin e dytë të Kombëtares, Valon Berisha, që është i dëmtuar e s’mund t’i ndihmojë sonte shokët.

Në formacionin startues nuk pritet të jetë as kapiteni tjetër, Samir Ujkani, pasi vendin e 30-vjeçarit pritet ta zërë i riu i Manchester City, Arijanet Muric.

Hekuran Kryeziu, që mungoi në barazimin 2-2 me Danimarkën, është rikuperuar dhe pritet të startojë para Besar Halimit.
Bernard Challandes ka vetëm një problem, Benjamin Kololli nuk është në gjendje të mirë fizike pasi raportohet se ka pasur disa probleme, pavarësisht se u stërvit mirë të dielën në stadiumin "Fadil Vokrri". /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2019, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori