Ky është goli më i bukur në dy fazat e para të Kategorisë Superiore (VIDEO)
Goli i shënuar nga mesfushori i Flamurtarit, Donjet Shkodra është zgjedhur si goli më i bukur në dy fazat e para të kampionatit.

Federata Shqiptare e Futbollit hapi një anketë duke përzgjedhur golat më të bukur të shënuar në dy fazat e para, ku tifozat votuan për vendin e parë golin e shënuar nga Donjet Shkodra që mori 164-vota, në takimin mes Flamurtarit dhe Luftëtarit.

Pas tij u rendit goli i lojtarit të Luftëtarit Donald Rrapo me 109-vota, që e shënoi në sfidën ndaj Kukësit.

Dhe në vendin e tretë u klasifikua goli i mesfushorit të Partizanit, Idriz Batha me 88-vota në sfidën kundër Vllaznis
Shtuar më 21/01/2017, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori