Ky sportist paguhet më shumë se Messi dhe Ronaldo
Boksieri amerikan Floyd Mayweather është atleti më i paguar në botë për të katërtën herë në shtatë vitet e fundit, teksa Lionel Messi e ka kaluar rivalin e vet Cristiano Ronaldon në listën e 100 atletëve më të paguar në botë për vitin që lamë pas.

Sipas revistës amerikane “Forbes”, Mayweather e ka rrëzuar nga froni Cristiano Ronaldon e Real Madridit duke e rikthyer epitetin si atleti më i paguar në botë në listën prej 100 atletëve që fitojnë më së shumti të ardhura në botës.

Të hyrat e tij, përfshirë nga reklamat, kapen shifrën 285 milionë dollarë (242 milionë euro) gjatë vitit 2017.

Atleti i dytë në botë më të ardhurat më të larta është Lionel Messi me 111 milionë dollarë (94 milionë euro), dhe menjëherë pas tij në vendin e tretë është portugezi Ronaldo me 108 milionë dollarë (91 milionë dollarë).

Në 10 atletët më të paguar në botë nuk është asnjë femër.

Këta janë 10 atletët më të paguar në botë.
Shtuar më 06/06/2018, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori