Ky është transferimi më i mirë që ka bër Klopp te Liverpooli
Klopp ka ndërtuar një super skuadër te Liverpooli me transferime rekorde si Virgil Van Dijk dhe Alisson Becker.

Në një intervistë për Pure Football Podcast, Klopp ka zbuluar transferimin e tij më të mirë te Liverpooli.

"Është Trent. Ne nuk kishim nevojë ta blinim atë, por ndihmësi im Pep Lijnders e solli atë dhe tha: Ai luajti rolin e numrit 6 për mua. Luajti në dy krahët e mbrojtjes, luajti në të djathtë dhe në të majtë të sulmit", ka thënë fillimisht Klopp.

"Pastaj ai erdhi dhe kishte vetëm një problem: Trent nuk ishte aq i përshtatshëm. Por, ai ishte një fëmijë, kështu që ai nuk ishte mjaft i përshtatshëm, por ne pamë menjëherë, mençurinë e tij për futbollin".

"Por, pastaj ai bëri hapa vetë që ishin vërtet të pabesueshëm dhe që ishte vërtet e këndshme për tu parë. Pastaj ai bëri gabime dhe nuk hoqi dorë", përfundoi gjermani.

Trent debutoi me Liverpoolin në vitin 2016 në League Cup ndaj Tottenham, ndërsa në Premier League disa muaj më pas në derbin kundër Manchester United.

21-vjeçari ka luajtur 125 ndeshje me The Reds dhe është njëri nga lojtarët kyç te Liverpooli.

Arnold ka bërë 12 asistime këtë sezon në Premier League dhe ai është lojtari i dytë me më së shumti asistime pas Kevin De Bruyne i cili ka bërë 16 asistime.
Shtuar më 27/04/2020, ora 08:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori