Kylian Mbappe zbulon ambicien e tij më të madhe
Ylli francez gjatë një interviste dhënë së fundi ka zbuluar ambicionet e tij për të ardhmen.

"Një nga ambiciet e mia të mëdha është të fitoj Ligën e Kampionëve", ka deklaruar Mbappe.

"Të jesh pjesë e PSG dhe të fitosh kupën e tyre të parë evropiane do të ishte diçka e veçantë".

Mbappe është pjesë e PSG-së që nga viti 2017, kur ishte transferuar nga Monaco.

Edhe pse kanë pasur ekip shumë të mirë, PSG deri më tani nuk është treguar pretendente për Ligën e Kampionëve.

Këtë sezon, ata kanë siguruar kalimin në çerekfinale.
Shtuar më 27/05/2020, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori