La fushën në minutën e 72 për shkak dëmtimi, Dortmundi në ankth për Haaland
Borussia Dortmund u mposht me rezultatin 0-1 nga Bayern Munich, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të n Bundesliga.

Mirëpo përveç humbjes, verdhezinjtë i frikësohen dhe dëmtimit të sulmuesit të saj kryesor Erling Haaland.

Talenti 19-vjeçar u detyrua të linte fushënminutën e 72-të teksa në përpjekje për të kapur topin e krosuar nga Jadon Sancho, pësoi tërheqje muskulare.

Nuk dihet se sa serioz është dëmtimi, por tashmë verdhezinjve u janë zbehur shpresat për titullin kampion teksa e sheh veten 7 pikë larg bavarezëve kryesues.

Shtuar më 27/05/2020, ora 08:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori