"La Gazzeta dello Sport": Ja pse De Biasi nuk ikën nga Shqipëria
Pas përfundimit të Kampionatit Europian “Francë 2016”ekspertët dhe kritikët italianë kanë nisur të analizojnë të ardhmen e trajnerëve të përfaqësueseve pjesëmarrëse në kompeticion. Një rol kryesor në këtë analizë i është dedikuar edhe trajnerit të Shqipërisë, Gianni De Biasi.

Gazzetta dello Sport përmend elozhet e Ramës në adresë të De Biasit, si një siguri për qëndrimin e italianit.“Gazzetta dello Sport” përmend elozhet e Ramës në adresë të De Biasit, si një siguri për qëndrimin e italianit.

“Pasi për pak arriti të kualifikohej me Shqipërinë për në fazën e 1/8, Gianni De Biasi u vlerësua me superlativa dhe elozhe nga vetë kryeministri i Shqipërisë, Rama. Nuk do të largohet, madje do të jetë kundërshtar i Italisë në kualifikueset e Botërorit 2018”, citon “Gazzetta dello Sport”në specialen e dedikuar trajnerëve të 24 ekipeve që morën pjesë në Kampionatin Europian.
Shtuar më 13/07/2016, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori