La Kosovën për Shqipërinë, Ismajli: Jemi një komb
Pëlqej
albania0
Në listën e publikuar të Christian Panuçit bën pjesë edhe mbrojtësi nga Kosova, Ardian Ismajli. Ai ka theksuar se ndihet krenar që do të luajë me Shqipërinë dhe tha se jemi një komb.

“Menjëherë pas telefonatës së Panuçit vendosa të luaj për Shqipërinë në të ardhmen, por nuk doja të lija shokët te Kosova U21 deri në përfundim të kualifikueseve. Isha kapiteni dhe lojtari më i mirë, ndaj nuk do të kishte qenë vendim i mirë t’i lija ata në baltë.

Ne jemi një komb, shpresoj që së shpejti të bashkohemi në një shtet, por kemi ekipe të ndryshme. Shqipëria është më e mirë dhe më ofron mua më shumë mundësi për t’u promovuar”, tha mbrojtësi Ismajli. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori