1 - Fitorja më e thellë është
arritur nga
Barcelona kundër Osasunës, me rezultatin 8-0.
2 - Fitorja më e thellë në transfertë është
arritur sërish nga
Barcelona, kur mundi Rayo Vallecano 7-0.
3 - Ndeshja me më shumë tifozë në stadium ka qenë
Barcelona-Real
Madrid, me plot 99.252 të pranishëm.
4 - Ndeshja me më pak tifozë ka qenë Getafe-Sevilla, me vetëm 7.500 spektatorë.
5 - Racing Santander është ekipi me serinë më të gjatë të ndeshjeve pa fituar, 17 të tilla.
6 - Real
Madrid ka kryesuar kampionatin që nga java e 11-të.
7 -
Barcelona ka
arritur të qëndrojë në vendin e parë të renditjes për dy javë, po aq sa Levante dhe Betis.
8 - Granada është skuadra më pak “fair-play” në kampionat, me 103 kartonë të verdhë dhe 5 të kuq. Ekipi më “fair-play” është Malaga.
9 - Goli më i shpejtë në kampionat është shënuar nga Miçu i Rayo Vallecanos, në ndeshjen kundër Real
Madrid, pas vetëm 14 sekondash lojë.
10 - Goli më i vonë është shënuar nga Apono i Zaragozës, në sfidën kundër Atletico
Madrid, pikërisht në minutën e 94-t e 44 sekonda.
11 - Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë shënuar secili nga shtatë tripleta këtë sezon.
12 - Lionel Messi është i vetmi futbollist që ka shënuar katër gola brenda një ndeshjeje dhe e ka bërë dy herë, ndaj Valencias dhe Espanyol. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2012,
ora 12:29