La Liga, ja arsyet e mospranimit të pagesës së klauzolës së Neymar
Refuzimi La Liga-s për të mos pranuar pagesën e klauzolës së çlirimit të Neymar nga Barcelona është i bazuar në dy arsye kryesore, bën me dije katalanasja “SPORT”. E para ka të bëjë me faktin se Barcelona dhe Neymar mund të kenë mosmarrëveshje të pazgjidhura kontraktuale.

Telesport pwrcjell se Barcelona depozitoi me një premisë noteri rinovimin e bërë me babain e Neymar, pasi të dyja palët nënshkruan marrëveshjen tetorin e kaluar. Megjithatë, këto para do të bllokohen nga klubi në pritje për të ditur nëse Neymar përfundimisht mund të transferohet te PSG për 222 milionë euro, pa shkelur rregullat e “fair-play”-it financiar.


Kërkesa e dytë bazohet në premisat se La Liga-s, e cila ka dyshime të arsyeshme se PSG mund shkelë “fair-play”-in financiar duke paguar klauzolën. Në këtë kuptim, presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, tregoi pak ditë më parë mospajtimin e tij absolut për të menaxhuar këtë situatë nga ekipi francez: “Edhe nëse PSG nuk e paguan klauzolën, ne do ta denoncojmë”, – tha ai. Në këtë drejtim, gazeta “AS” vë në dukje se La Liga e refuzon pagesën e klauzolës për shkak se “nuk është e vetëdijshme për origjinën e parave” dhe për shkak se “pagesa e klauzolës së ndërprerjes së kontratës është një e drejtë që mund të ushtrohet vetëm nga klubet spanjolle” .

Shtuar më 03/08/2017, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori