La Liga, Malaga 1-4 Barcelona
Pëlqej
Albeu.com
Barcelona ka vazhduar serinë e ndeshjeve të shkëlqyeshme me plot gola, pasi që ka mposhtur Malagan në udhëtim me rezultat 4-1. Ja golat e ndeshjes ...Blaugranët e filluan furishëm takimin duke shënuar golin e parë që në minutën e gjashtë me anë të mesfushorit Xavi Hernandez.

Mirëpo, vendasit u kundërpërgjigjën shumë shpejtë duke barazuar shifrat vetëm pas shtatë minutash (13’) me golin e Dudas.

Goli i Messit në minutën e 19-të bëri që Barca të shkojë në pushim me epërsinë 2-1.

Katalunasit shënuan edhe dy gola në pjesën e dytë. Ishte sërish Xavi ai që shënoi golin e tretë (52’), ndërsa një autogol i Weligton përcaktoi shifrat përfundimtare të takimit.



Shtuar më 03/11/2008, ora 04:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori