Një vendim se kur mund të rikthehet
futbolli në Spanjë është anuluar nga një takim i mbajtur mes Federatës së Futbollit të
Spanjës dhe Asociacionit të Futbollistëve.
Ka një frikë se sezoni 2019/20 mund të mos kompletohet shkaku i coronavirusit që ka shpërthyer në masë të madhe në shtetin spanjoll.
Nga La
Liga insistojnë se
futbolli duhet të vazhdojë, derisa ndeshjet të zhvillohen me dyer të mbyllura dhe lojtarët të testohen pas çdo ndeshjeje.
Mediat në Spanjë raportojnë se ende nuk ka ndonjë datë zyrtare se kur mund të rikthehet
futbolli, derisa
stërvitjet e lojtarëve mund të fillojnë nga muaji i ardhshëm.
Ata kishin planifikuar që të riktheheshin më 14 prill me
stërvitjet, mirëpo një gjë e tillë nuk ishte e mundur dhe tani duhet të presin një datë tjetër.
Qeveria spanjolle dëshiron të sigurohet se nga ndeshjet mos të rrezikohet shëndeti edhe i qytetarëve të tjerë, pasi infektimi mund të bartet më pas nga lojtarët.
Shtuar më 27/04/2020,
ora 20:02