"La Stampa": Serbi-Shqipëri, turpi i UEFA-s
E përditshmja italiane "La Stampa" shkruan për ndeshjen e ndërprerë mes Shqipërisë dhe Serbisë duke e quajtur si "ndeshjen e turpit Europian".

Francesco Manassero kujton se takimi eleminator i Euro 2016 nuk përfundoi për shkak të trazirave të rënda në stadiumin e Beogradit dhe tani është radha e CAS-it të gjykojë ankimet për dënimet e marra nga komisionet e UEFA-s.

Në shkrimin e "La Stampa" kujtohet se edhe para se droni të fluturonte mbi stadium mbizotëronte një atmosferë me publikun që ishte jashtë kontrollit.

Gabimi sipastij qëndron te UEFA që lejoi të luhej një ndeshje e tillë duke anashkaluar faktin se ishte një ndeshje e një niveli të lartë rrezikshmërie.

Pamjet filmike dokumentojnë qartë sipas "La Stampa" se Kombëtarja e drejtuar nga Gianni De Biasi po luante në një ambient aspak miqësor ku pjesa më e madhe e lojtarëve u keqtrajtuan, sulmuan dhe fyen.

Duke u mbështetur te Fair Play, UEFA lejoi zhvillimin e takimit edhe pse diçka e tillë nuk ndodhi me Rusinë dhe Ukrainën apo me Spanjën dhe Gjibraltarin.

Ky është një autogol i UEFA-s lexohet në artikullin e gazetës italiane. /albeu.com/


Shtuar më 16/04/2015, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori