Laçi bën vetëvrasje në fund dhe eliminohet nga Europa League (VIDEO)





Laçi ishte një hap larg historisë për të mposhtur ekipin që pak vite më parë do të njihej nga gjithë bota për eliminimin e Interit.

Por e kundërta ka ndodhur. Nuabueze ka kaluar në avantazh kurbinasit me një gol fantastik me finte.

E kur dukej se gjithçka dukej se po shkonte në drejtimin e duhur, atëherë erdhi edhe befasia e madhe.

Izraelitët nuk janë dorëzuar dhe vetëm në minutat shtesë kanë gjetur golin, madje jo një herë por dy herë.

Një përmbysje që hedh knock out Laçin pak para vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit.
Shtuar më 17/09/2020, ora 21:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori