Laçi humbet me përmbysje ndaj Anarthosis
Pëlqej
Laçi humbi në turin e parë eliminator të Europa Leagues, ndaj qipriotëve të Anorthosis. Ekipi i Prengës, u mund me përmbysje rezultati në qytetin e Larnakës.

Ishte Hoxhallari ai që gjeti golin e avantazhit, pas një goditje këndi të Lushkjas, dhe përfitoi në zonë ku i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes. Pjeas e parë u mbyll me këtë rezultat, por më pas, me fillimin e të dytës, erdhi dhe përmbysja.

Gjithçka ndodhi në harkun e 7 minutave, ku në fillim ishte Pranjiç, ish-futbollisti i Bajernit të Mynihut që barazoi me penallti, ndërsa në të 59', Sise shënoi golin e dytë dhe të fitores për Anorthosis. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2018, ora 20:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori