Laci me kalendar ferri, sfidon kryesuesit
2 humbjet ndaj Skënderbeut me shifra minimale në kampionat dhe kupë, kanë ulur disi entuziasmin te Laci. Bardhezinjtë e Bledar Sinellës, e nisën në mënyrën më të mirë vitin 2017-të, por pas këtyre dy takimeve gjërat janë komplikuar për skuadrën kurbinase.

Te Laci kanë bindjen se nuk do ta diskutojnë mbijetesën, por nëse i hedhim një sy renditjes, vështirësitë duken sepse bardhezinjtë kanë të njëjtën sasi pikësh 20 sa Flamurtari dhe Teuta dhe misioni për të lënë një pas qoftë edhe një prej këtyre dy ekipeve në fund të sezonit nuk do të aspak i thjeshtë për Lacin. Tashmë edhe kalendari nuk është aleat i skuadrës kurbinase që në 3 javët e ardhshme të Superiores do të sfidojë 3 nga 4 skuadrat që renditen në 4-shen e parë të kampionat. Pas Skëndërbeut rradhën e ka Kukësi.

Të Dielën në Lac, ekipi i Sinellës do luajë një përballje shumë të fortë ndaj krysuesuesve të kampionatit, Kukësit. Objektivi i Lacit edhe në këtë sfidë do të jetë marrja e tre pikëve por ndaj një Kukësi, që nuk ka pësuar asnjë humbje në këtë sezon të Superiores, ky mision bëhet i vështirë për të mos thënë i pamundur, sepse në Lac, verilindorët gjithmonë kanë vuajtur.

Sfida me Kukësin do të pasohet nga ndeshja me Luftëtarin në Gjirokastër një tjetër përballje delikate ndaj një kundërshtari që ka rezultuar surpriza e vërtetë e këtij kampionati. Ndërkohë që në javën e 24-t, Laci pret në shtëpi një tjetër skuadër që lufton për titullin, pikërisht Partizanin. Merkatoja e dimrit i ka ndryshuar fytyrën skuadrës kurbinase që tashmë i ka forcat për të luajtur si e barbartë edhe ndaj skuadrave më të mira të kampionatit, por pavarsisht gjithckaje tre ndeshjet e rradhës, do të tregojnë më shumë për potencialin e vërtetë të këtij Laci. /supersport
Shtuar më 17/02/2017, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori