Laçi mund me vuajtje Flamurtarin, Vllaznia shpreson te mbijetesa (VIDEO)
Janë luajtur pasditen e sotme dy ndeshje të Kategorisë Superiore.

Laçi ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 në shtëpi kundër Flamurtarit dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e tretë, që garanton kualifikimin në Europa League.

Të tre golat kanë ardhur në pjesën e dytë pasi e para është mbyllur në barazim, me Flamuratin që ka mbatur me 10 lojtarë në minutën e 22-të pas kartonit të kuq të marrë nga Oliveira.

Nwuabueze (50′, pen) dhe Turkaj (76′) kanë shënuar për vendasit. Hoxhaj (61′) për miqtë.

Fitore e rëndësishme edhe për Vllazninë, që ka mposhtur 1-0 në transfertë Luftëtarin dhe ka shkuar një pikë larg mbijetesës në Superiore.

Ndeshja e nisur me 10′ vonesë për shkak të mungesës së ambuilancës në stadium është vendosur nga një gol i Silvio-s në minutën e 40-të të pjesës së parë.

Shkodranët e kanë mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Malota në minutën e 88-të.

Shtuar më 05/07/2020, ora 20:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori