Laçi super, ndal Hapoelin në shtëpi (VIDEO)



Laçi-Hapoel Beer Sheva mbyllet pa fitues. Kurbinasit nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në takimin e vajtjes së raundit të parë të UEFA Champions League, edhe pse ishin në avantazh deri në minutën e 78-të të takimit.

Në Laç ndeshja nisi mirë për vendasit, që arritën të gjenin rrjetën pas 3 minutash lojë. Ishte bomberi i sapo ardhur te bardhezinjtë, Nëabueze ai që gjeti fundin e rrjetës.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, teksa e dyta pa izraelitët më kërkues. Gjithsesi, duhej të vinte minuta e 71-të që Levi të zëvendësonte Zrihan dhe pas 7 minutash të vuloste për 1-1.

Një rezultat i mirë për Laçin, por që nuk lejon kurbinasit të mos synojnë portën kundërshtare në takimin e një jave më vonë, pasi do të ishin zyrtarisht të eliminuar.
Shtuar më 11/07/2019, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori