Gjykata e Apelit lë në burg Vis Martinajn
Laçi tregon shpirt luftaraku, përmbys dy golat e Skënderbeut (VIDEO)
Pëlqej
Skëndërbeu nuk ka arritur ta ruajë avantazhin kundër Laçit.Në një ndeshje të çmendur që dukej si e mbaruar por jo për Laçin, ndodhi mrekullia. Edhe pse u gjend në një disavantazh prej dy golash, laçjanët bënë çmendurinë duke e përmbysur gjithçka në 3-2.

minutën e 31′ Skënderbeu gjeti golin e avantazhit. Ali Soëe nuk ka falur kësaj here, teksa i vetëm përballë portierit Selmani, pas asistit fansntastik të Lilajt, ia ka kaluar topin poshtë këmbëve gardianit të Laçit.

Në të 40-tën Skënderbeu gjen golin e dytë, pas një përgjumje të mbojtjes së Laçit, Ali Soëe, nuk ka folur, duke ndjekur aksionin dhe duke dyfishuar shifrat. Goditje e rëndë për Laçin.

Por mrekullia filloi në minutën e 45+1′, ku Laçi rihapi gjithçka në 1-2. Bruno Lulaj, ndëshkon ish-ekipin e tij, me një gjuajtje të saktë me kokë, pas krosimit nga e djatha, duke hapur sërish takimin.

Më pas arriti të barazojë në 2-2. Rexhinaldo ka barazuar shifrat pas një krosimi nga këndi të Uzunit, sulmuesi ka gjuajtur saktë me kokë duke përshëndetur rrjetën e Teqjes.

Mrekullia u finalizuan në minutën e 62, ku Laçi gjeti golin për 3-2. Përmbysje e çmendur. Pas një sulmi të shpejt, Rexhinaldo në pika e penalltisë, ka përfituar nga prekja e Uzunit dhe e ka pasur shumë të lehtë ta dërgojë topin në rrjetë. /albeu.com/

Shtuar më 05/05/2018, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori