Lacio presion klubeve italiane: Vazhdoni sezonin ose do të përballemi në…
Lacio u bën thirrje klubeve të tjera të Serisë A dhe Federatës Italiane të futbollit se në rast se ky sezon futbollistik anullohet, atëherë do të ankimojë çështjen në institucionet e drejtësisë.

Zëdhënësi i klubit bardhekaltër Arturo Diakonale paralajmëroi se “nëse ky sezon do të shkatërroht, atëherë të gjitha palët duhet të përballen me drejtësinë”.

“Nëse ky sezon nuk përfundon, edhe sezoni i ardhshëm do të shkatërrohet gjithashtu, sepse çështja do të shkojë në gjykatë. Shpresoj që fusha të tregojë se kush fiton dhe humbet, ose kush do të shkojë në parajsë apo në ferr”, bëri me dije për “TMW Radio” zëdhënësi i Lacios.

Skuadra e Simone Inzagit është njëra prej pretendeteve për titullin kampion këtë sezon në Itali, pasi ndahet me vetëm 1 pikë nga Juventusi dhe drejtuesit nuk duan kurrsesi që ky sezon të ndërpritet përfundimisht apo të anulohet.
Shtuar më 15/04/2020, ora 20:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori