Lahm: Gjermania, ende prapa Spanjës
Pëlqej
Mbrojtësi i Bayern Munchen, Philipp Lahm mendon se Gjermania është ende prapa Spanjës, pavarësisht suksesit të skuadrës së Joachim Low në Kupën e Botës këtë verë. Ish- kapiteni i Gjermanisë shprehet se Kampionët e Botës kanë ende shumë punë për të bërë në mënyrë që të krahasohen me Spanjën, kampione në fuqi të Europës.

"Furia Roja2 fitoi tre trofe radhazi nga viti 2008 deri në 2012, përpara se Gjermania të triumfonte në Brazil gjatë verës. Lahm mendon se pavarësisht se në Amerikën e Jugut, Spanja nuk kaloi as fazën e grupeve, ata mbeten skuadra për t’u mundur.

"Nuk mund të krahasohemi me Spanjën, ata kanë fituar tre trofe radhazi. Vetëm kur Gjermania të arrijë diçka të tillë atëherë mund të themi që kjo skuadër është shembulli për t’u ndjekur. Personalisht mendoj se Spanja mbetet skuadra për t’u mundur edhe në Euro 2016", është shprehur Lahm.

Bavarezi kthen kokën pas dhe reflekton mbi paraqitjen e Gjermanisë në dekadën e fundit, ku gjithçka nisi pas zhgënjimit në Euro 2004.

"Gjermania kaloi shumë për të arritur deri këtu. Ende e kujtoj eliminimin në grup në Euro 2004, çka ishte një zhgënjim i madh. Mësuam shumë nga ai zhgënjim dhe u përmirësuam si skuadër me kalimin e viteve. Arritëm në gjysmëfinale në Kupën e Botës në 2006, finalja e Euro 2008 dhe gjysmëfinalet në Kupën e botës 2010 dhe Euro 2012. Rruga drejt titullit Kampion Bote ishte shumë e gjatë", përfundoi ish kapiteni i "Pancerave". /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori