Kapiteni i Bayern Munich, Philipp
Lahm, beson se Real Madridi futet në këtë
sezon të Champions League si
favorit, pasi
fitoi garën e vitit të kaluar.
Kampionët e Bundesligës u mposhtën me rezultat 5-0 nga të dyja ndeshjet nga skuadra e Carlo Anccelottit në gjysmëfinale të garës evropiane sezonin e kaluar.
Reali më pas
fitoi edhe Atletico Madridin në finale dhe
fitoi titullin e dhjetë evropian. Dhe 30-vjeçari mendon se spanjollët janë
favoritë për ta ngritur trofeun edhe këtë
sezon.
“Klubi ka përforcuar një skuadër tashmë të mahnitshme me shumë para.
Reali sigurisht se është ekipi që duhet mposhtur”.
“Unë dua ta fitoj këtë trofe sërish. Qoftë me skuadrën që kemi tash ose në tre vitet e ardhshme, dua ta ngre këtë titull”, ka thënë
Lahm për Kicker. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014,
ora 12:49