Lahm var këpucët në gozhdë në fund të sezonit
Philipp Lahm ka ndërmend të lërë futbollin pasi të përfundojë ky sezon. Lajmin e jep “Sport-Bild”, që siguron se mbrojtësi i Bayern Munchen ia ka komunikuar këtë vendim klubit.

33-vjeçari mendon se ky është momenti më i mirë për t’u tërhequr dhe për të nisur përgatitjet për karrierën e tij të re, që do të vazhdojë te jetë e lidhur me futbollin.

Lahm ka kontratë me klubin bavarez deri në vitin 2018, por që duket se nuk do ta përmbushë. Gjithsesi, kapiteni do të qëndrojë i lidhur me Bayern, duke marrë një rol në drejtimin sportiv të klubit.
Shtuar më 08/02/2017, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori