Laçi me trajner të ri, Ndreu rikthehet drejtor teknik
Faza e dytë do të jetë me ndryshime të mëdha për Laçin, në përpjekje për t’i shpëtuar rënies nga Kategoria Superiore. Përveç lëvizjeve me lojtarët, skuadra kurbinase do ta nisë gjysmën e dytë të sezonit me trajner të ri.

Burime të sigurta të “Panorama Sport” konfirmojnë se presidenti Pashak Laska ka vendosur të emërojë në stol Bledar Sinellën.

Ramadan Ndreu do të rikthehet drejtor teknik, detyrë të cilën e mbante para se të zëvendësonte brazilianin Marçelo Troizi në fazën e parë.

Trajneri kavajas ka qenë më parë ndihmës i Stavri Nicës te Laçi, ndërsa në sezonet e fundit ka drejtuar Tomorin në Kategorinë e Parë. Ndihmës i 40¬vjeçarit Sinella do të jetë Ylber Zani./Albeu.com/
Shtuar më 08/01/2017, ora 22:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori