Jose Mourinho do Interin
Luçiano Spaleti i ka ditët e numuruara tek Interi për shkak të rezultateve të dobëta.

Sipas të përditshmes italiane “Libero”, në orët e fundit ka dalë emri i portugezit Jose Murinjo për stolin zikaltër.

"Special One" dëshiron të rikthehet në Milano, teksa agjenti i tij Jorge Mendes ka kontaktuar drejtorin e ziktarëve Bepe Marota dhe pritet që në orët e ardhshme të ketë një takim mes palëve.

Mourinho është i mirëpritur nga tifozët e Interit. Ai fitoi tripletën me Interin në vitin 2010 duke shkruar historinë teksa skuadra e zikaltër u bë i vetmi ekip Italian që e fiton atë.



Shtuar më 05/02/2019, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori