Në merkaton e verës, Luka Modriç ishte
futbollisti që kërkonte më së shumti skuadra e Interit megjithëse
futbollisti nuk ndryshoi ambient. Tashmë rolet kanë ndryshuar dhe është
Reali që i vetëofron Modriç skuadrës së Interit.
Plani i Florentino Perez është që të ofrojë 40 mln euro dhe Luka Modriç në këmbim të Mauro Icardit. Një ofertë e cila mund të konsiderohet e pa refuzueshme nga drejtuesit e zikaltër.
Interi tashmë ka një dilemë të madhe përpara dhe pa dyshim që llogaritë duhet të bëhen mirë pasi kroati është 32 vjeç ndërkohë që
Icardi ka edhe shumë vite karrierë për të luajtur. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2018,
ora 15:29