Lajm fantastik për Conten, kampioni i botës pranon transferimin tek Interi (FOTO LAJM)

Antonio Conte pret edhe një dhuratë të fundit nga merkato. Dëshira e madhe e trajnerit të Interit është N’Golo Kante, mesfushori i Chelsea dhe kampioni i botës me Francën. 29-vjeçari shihet si përforcimi perfekt për repartin e mesit të fushës dhe sinjalet nga Anglia janë pozitive.

Daily Mail raporton se Kante ka pranuar transferimin tek ekipi zikaltër. Francezi është bindur që të transferohet nën urdhrat e Contes, por duhet të ndodhë e njëjta gjë edhe me klubin londinez.

Chelsea kërkon 60 milion euro për të lënë të lirë lojtarin. Interi po tenton të paguajë më pak, duke i propozuar anglezëve të zgjedhin midis Brozovic dhe Eriksen. Opsione që refuzohen nga drejtuesit e klubit anglez, pasi duan vetëm para të thata.

Gjithsesi, Interi ia ka dalë të sigurojë “po”-në e Kante dhe do të bëjë maksimumin të arrijë edhe akordin me Chelsea. Milionat mund të vijnë nga shitjet e kroatit Brozovic ose mbrojtësi Milan Skriniar.
Shtuar më 27/09/2020, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori