Lajm i bujshëm, FIFA dënon rëndë Realin dhe Atletikon
Në Spanjë shpërthen sërish "bomba". FIFA ka marrë tashmë vendimin në lidhje me afrimin e lojtarëve minoren nga Real Madridi dhe Atletiko e Madridit.

Verdikti është i njëjtë si ai që dënoi Barcelonën një vit më parë, sepse është e njëjta histori, të njëjtat lëvizje të kryera edhe nga gjigantët e Madridit, që kanë shkelur rregullat e FIFA­s në lidhje me transferimin e lojtarëve nën moshën e lejuar.

Reali dhe Atletiko do të ndalohen të shesin dhe blejnë lojtarë duke nisur që nga kjo periudhë e merkatos e deri në fund të vitit aktual.

Një lajm i tillë është një goditje e rëndë për të dy klubet, por sidomos për Realin, që është mësuar të bëjë blerje të mëdha madje kërkonte Pogba dhe Hazard. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2016, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori