Lajm i keq për Bayern, Robben do akoma koh të rikthehet
Arjen Robben nuk do të jetë në fushë për atë që do të ishte "Klassiker" i fundit i tij. Holandezi ka bërë të ditur gjatë një evenimenti bamirësie se:

"Nuk e di akoma nëse do të jem gati, duhet të shohim. Gjithsesi, mendoj se është një hipotezë e parealizueshme. Jam drejt rikuperimit, por nuk stërvitem akoma me ekipin. Mendoj se do të duhet pak kohë".

Te Bayern që nga 2009-ta, Robben është përballur 20 herë me Borussia Dortmund, duke shënuar 11 gola, më i rëndësishmi prej të cilëve ka qenë në finalen e Champions League të 2013-ës, kur fiksoi shifrat në 2-1. /albeu.com/

Shtuar më 28/03/2019, ora 21:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori