Lajm i keq për Interin, "ylli" kroat ka probleme serioze
Sime Vrsaljko gjatë ndeshjes kundër Spanjës është detyruar të dal jashtë fushës së blertë që në minutën e 20' pas një dhimbje në gju që e ka dtyruar të çalonte.

Pas kësaj mbrojtësi i Interit ka deklaruar se i duhet të ulet dhe të bisedojë me doktorët për lëndimin në gju, me të cilin thotë se është përballur qysh prej KupësBotës.

“Ndjeva një të therur. Jam mirë, por është një problem që e kam që prej KupësBotës dhe më duhet ta zgjidh”, tha Vrsaljko.

“Më duhet të flas me klubin dhe doktorët”, shtoi ai. /albeu.com/

Shtuar më 12/09/2018, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori