Lajm i keq për Juventusin, Ajaxi me formacionin "bombë"
Frenkie de Jong është thirrut në skuadrën e Ajaxit për ndeshjen kundër Juventusit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën.

Për De Jong ekzistonte frika se nuk do të mundë t’ia dilte për shkak të një dëmtimi por ai është në skuadër, ndërkohë që Nicolas Tagliafico mungon si pasojë e pezullimit.

Kujtojmë se De Jong u detyrua ta braktisë fushën pas vetëm 24 minutave lojë në fitoren e Ajaxit 6:2 kundër Excelsior të shtunën për shkak të një shqetësimi muskulor, por mesfushori holandez e ka kaluar testin fizik dhe do të luajë në Torino.

Juventusi pret Ajaxin në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Champions, me takimin e parë që u mbyll baras 1:1 para një jave në Amsterdam.

Edhe Tagiafico ka udhëtuar me skuadrën, edhe pse nuk ka të drejtë të luajë për shkak të pezullimit.

Skuadra e Ajaxit për ndeshje ndaj Juves: Onana, Lamprou, Varela; Kristensen, Veltman, De Ligt, Sinkgraven, Mazraoui, Magallan, Blind, Tagliafico; Van de Beek, Tadic, Labyad, Schone, De Jong, Ziyech, De Ëit; Neres, Huntelaar, Dolberg, Ekkelenkamp./albeu.com/
Shtuar më 15/04/2019, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori