E FUNDIT/ Shënohet viktima e 10 nga koronavirusi në Shqipëri
Lajm i keq për Juventusin, dëmtohet ylli i sulmit
Në prag të ndeshjes me SPAL’in Sarri ka marrë një lajm tejet të keq.

Gonzalo Higuain ka pësuar një lëndim në shpinë me ç’rast është detyruar të mungojë në stërvitjen e sotme.

Kështu ka konfirmuar klubi nga Torino përmes sajtit zyrtar. Sipas tyre ish-futbollisti i Chelseat e Milanit do t’i nënshtohet një testi për t’u mësuar diagnoza e plotë e lëndimit.

Gjithsesi mbetet të shihet gjatë ditëve të ardhshme, kurse bianconerët kanë lajmëruar për situatën momentale mjekësore të Pjanic dhe Rabiot, të cilët po shënojnë progres të vazhdueshëm, derisa Khedia tashmë është rikthyer.
Shtuar më 19/02/2020, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori