Liverpool ka marrë një lajm shumë të mirë në prag të
finales së madhe të Ligës
Champions Leagues.
Sulmuesi brazilian, Roberto
Firmino, është duke u rikuperuar në kohë për të qenë i gatshëm për duelin kundër Tottenhamit.
Firmino duket se po e fiton garën me kohën për tu rikthyer në gjendjen e duhur fizike dhe të jap kontributin e tij.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet lojtari, i cili përmes rrjetit social, ‘Instagram’, ka ngarkuar një ‘Instastory’ ku ai shihet duke u stërvitur.
Kujtojmë që finalja e
Champions Leagues do të luhet më 1 qershor në stadiumin e Atleticos "Wanda Metropolitano". /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2019,
ora 23:18