Lajm i mirë nga Egjipti, Salah nis stërvitjen


Mohamed Salah, pas dëmtimit që pësoi në finalen e Champions League, ku u detyrua të dilte me lot në sy nga fusha, është përfolur shumë se do të humbiste Botërorin.

Por së fundmi një lajm i mirë ka ardhur nga stërvitja e kombëtares së Egjiptit, pasi Salah ka nisur të stërvitet bashkë me skuadrën dhe sot ka udhëtuar drejt Rusisë.

Muhamed Salah është i bindur se do të jetë në fushë më 15 qershor, ditën kur kombëtarja e Egjiptit do të luajë ndaj Uruguait.

“Tani jam shumë më mirë, po stërvitem rregullisht dhe shpresoj të jem në 100% të formës që në ndeshjen e parë." ka thënë Salah.

"Unë besoj se do të jem në fushë ndaj Uruguait, por gjithçka do të varet nga forma 24 orëshi para duelit. Momenti i dëmtimit ka qenë më i vështiri në karrierën time, por tani ai është lënë pas dhe po mendoj për Botërorin. Ky është një moment historik për ne”, tha Salah më pas. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2018, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori