Lajm i mirë për Gashin, Apeli i ul dënimin (VIDEO)
Lajm i mirë për sulmuesin shqiptar Shkëlzen Gashi dhe për skuadrën e Baselit. Bomberi kuqezi u pezullua me 3 ndeshje pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen ndaj Zurich-ut, por Komisioni i Apelit e ka ulur dënimin e tij në dy ndeshje.

Në këtë mënyrë Gashi do të jetë i gatshëm në mesjavën e ardhshme ndaj Vaduz, pasi do ta shlyejë dënimin ndaj Luzernës.

Para pak ditësh sulmuesi i Kombëtares shqiptare u shpall "Futbollisti i muajit Mars" në Zvicër. /albeu.com/

Shtuar më 24/04/2015, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori