Lajm i mirë për Interin, ky lojtar është gati për ndeshje
Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan, pritet të jetë i gatshëm që të luajë në përballje me Bolognan.

Belgu ka ardhur nga Roma këtë verë për t’u ribashkuar me trajnerin Luciano Spalletti, por një lëndim i marrë në fillim të sezonit, bëri që ai t’i humb dy ndeshje.

Ai nuk ishte në skuadër në ndeshjet me Sassuolon dhe Torinon, ku Interit mori vetëm një pikë.

Tani, sipas SportMediaset, Nainggolan është i gatshëm të luajë dhe do të paraqitet kundër Bolognës të shtunën.

Në seancën e sotme stërvitore, Spalletti e ka testuar belgun në rolin e trekuartistit, prapa Mauro Icardit, duke lënë të kuptohet se do t’i ndërrojë rol atij në ndeshjen e së shtunës. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2018, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori