Lajm i mirë për interistët, ylli i skuadrës rikthehet në stërvitje
Blerja e re e Interit, Radja Nainggolan raportohet se është kthyer në stërvitje.

Gjithashtu mësohet se mesfushori belg, do të jetë pjesë e skuadrës që do të ndeshet ndaj Torinos.

Ai është stërvitur i veçuar nga ekipi deri ditën e enjte.

Nainngolan ka zhvilluar të gjithë seancën stërvitore me lojtarët e ekipit të parë, dhe FCInterNeës raporton se ai gjithashtu ka marrë pjesë në një mini-ndeshje stërvitore në fund të seancës.

Ai duhet të jetë gati për ndeshjen e radhës, megjithëse mendohet se ai do ta nisë nga stoli. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2018, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori