Lajm i mirë për tifozët dhe klubin, Agnelli mbetet president i Juventusit
Pëlqej
Andrea Agnelli do të vazhdojë të mbete president i Juventusit, pavarësisht pezullimit me një vit nga Federata Italiane e Futbollit për shkak të raporteve të tij me disa grupe ultras.

Sanksionet ndaj numrit një të Juventusit do t’i imponojnë Agnellit mungesën në të gjitha aktivitetet e Federatës italiane të futbollit, nuk do t’i lejojnë takime me agjentë të FIFA-s dhe nuk do të mund të përfshihet në diskutimet gjatë ndeshjeve para apo gjatë tyre.

Por, ai do të ruajë poltronën e tij në Shoqatën Evropiane të Klubeve të futbollit, si dhe në Ekzekutivin e Qeverisë së futbollit botëror, kjo përmes hapësirave të ngushta ligjore.

Juventus ka njoftuar zyrtarisht se do të apelojë dënimin e presidentit në çështjen e shumë diskutueshme me tifozët ultras duke e cilësuar inkurajuese lehtësimin e akuzave, por jo të mjaftueshme në këtë padrejtësi. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2017, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori