Sulmuesi i Interit,
Alexis Sanchez, e ka pësuar një lëndim serioz në
nyjën e këmbës në një ndeshje me ekipin kombëtar të
Kilit.
Sulmuesi i huazuar në Inter nga Manchester Unitedi, u detyrua la braktisë fushën duke çaluar në barazimin e
Kilit 0:0 kundër Kolumbisë.
Federata e Futbollit e
Kilit njoftoi sot se testet mjekësore konfirmojnë se
Alexis e ka ndrydhur gilcën në
nyjën e këmbës.
Ai do t’iu
nënshtrohet testeve shtesë në Milano në ditët në vazhdim.
Mediat italiane shkruajnë se
Sanchez do të detyrohet t’i
nënshtrohet edhe një operacioni.
30-vjeçari i ka bërë vetëm katër paraqitje në fanellën e Interit deri tani këtë sezon, duke e shënuar një gol.
Shtuar më 13/10/2019,
ora 17:16