Lajm pozitiv për Interin, Cagliari gati të blejë kartonin e Nainggolan!
Lajme të mira për drejtuesit e Interit përsa u përket futbollistëve që kanë dhënë në huazim verën e kaluar dhe nga të cilët presin të mbushin arkat gjatë kësaj vere.

Sipas Corriere Dello Sport Cagliari kërkon të blejë përfundimisht kartonin e Radja Nainggolan. Klubi sard po përgatit një ofertë prej 20 deri në 25 milionë euro për të bindur zikaltërit dhe për të bërë të tyrin kartonin e mesfushorit belg.

Duhet theksuar që 25 milionë euro Cagliari do t’i arkëtojë gjithashtu nga Interi për kartonin e Barella, i cili është transferuar te Interi formë huazimi për 12 milionë euro me detyrim blerjeje për 25 milionë euro të tjera. Ndërkohë përsa i përket Nainggolan që ai të firmosë një kontratë afatgjatë me Cagliarin duhet të pranojë të ulë pagën.
Shtuar më 05/04/2020, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori