Lajm tronditës nga Spanja, Barcelona rrezikon falimentin
Një lajm tronditës është duke qarkulluar mëngjesin e sotëm në të gjithë mediat prestigjioze spanjolle. Barcelona mund të shkoj drejt falimentit! Sipas “RAC1”, nëse klubi katalanas nuk arrin të reduktojë pagat në shumë e 190 milionë eurove brenda një jave, rrezikon të shkojë në kolaps.

Do të jetë një luftë me kohën për klubin prestigjioz spanjoll, sepse para 5 nëntorit të ardhshëm duhet të bihet dakord për reduktimin e pagave në masën 30%, në të kundërt, Barcelona mund të hyjë në procesin e falimentimit në janar.

Situata e Mesit është një nga më shqetësueset. Nëse ai vendos të mos rinovojë, klubi do të duhet t’i paguajë një bonus në fund të kontratës.

Karles Tuskuets, presidenti administrues i klubit, pas dorëheqjes së Bartomeut dhe bordit të tij, theksoi në paraqitjen e parë, të enjten, se sa e vështirë është situata:

“Shqetësimi ynë kryesor është ai financiar. Pandemia, veçanërisht po prek Barcelonën. Klubi varet nga turizmi dhe tani nuk ka aktivitet të tillë. Situata nuk është e rehatshme, ne duhet të mbledhim idetë e takimit të mëparshëm për të korrigjuar sëmundjet që na prekin”.

Barça ka parë të ulen të ardhurat e saj në mënyrë dramatike për shkak të pandemisë dhe gjithçka tregon se situata do të vazhdojë kështu, ndoshta deri në fund të sezonit. Dyqanet dhe muzeu i klubit janë prekur keq. Edhe premiot e Ligës së Kampionëve, gjithashtu kanë pësuar shkurtime, thuhet në artikullin e publikuar nga “AS”.
Shtuar më 31/10/2020, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori