Lajm tronditës për Serinë A, po shqyrtohet mundësia e ndërprerjes së kampionatit
Të ndërpritet kampionati Italian pas tragjedisë së djeshme ku një tifoz i Interit humbi jetëm, është ky lajmi më i fundit që vjen nga Italia, shkruan Albeu.com.

Jashtë stadiumit u përplasën dy tifozeritë ku një fans i zikaltërve humbi jetën ndërsa disa tifozë të tjerë mbetën të plagosur. Megjithatë gjithçka kulmoi brenda impiantit të San Siros aty ku tifozët ultras të Interit ofenduan me kore raciste mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Për ngjarjet që ndodhën në Inter-Napoli ka ndërhyrë edhe presidenti i federatës italiane të futbollit Gabriele Gravina.

I pyetur nga mediat për një ndërpërjeje të mundshme të Serie A, Gravina theksoi: " Të pezullojmë kampionatin? Nuk e di, lajmi është akoma shumë i freskët. Tashmë duhet të reflektojmë dhe të kordinohemi siç duhet. Këtu ka një problem me rendin publik dhe si i tillë do të vlerësohet edhe fakti nëse duhet të luajmë apo jo”. Më pas numri 1 i futbollit italian, u ndal te koret raciste ndaj Koulibaly."3 thirrje dhe asnjë ndalesë nga ana e tifozëve të Interit? Po verifikojmë gjithçka, mendoj që tifozëve u është bërë vetëm një thirrje. Sot për këtë çështje do të ndërhyjë prokuroria dhe ajo do të thotë fjalën e saj.

Ajo që ndodhi ishte diçka shumë e shëmtuar, në fushë kam parë njerëz shumë nervozë, arbitri do të shkruajë atë që ka parë dhe nëse ka gabuar edhe ai, gjithashtu do të gjykohet", deklaroi Gravina. /albeu.com/




Shtuar më 27/12/2018, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori