Lajme jo të mira nga Egjipti për Liverpool, dëmtohet Salah
Liverpooli ka marr një lajm të keq nga Egjipti.

Ylli i skuadrës, Mohamed Salah ka pësuar një lëndim dhe është tërhequr nga grumbullimi me Kombëtaren.

Ai mund të mos llogaritët për ndeshjen e ardhshme të Reds kundër Crystal Palace.

Egjiptiani pësoi një goditje në ndeshjen e muajit të kaluar kundër Leicester, ku u detyrua të humb ndeshjen me Manchester United.

Ai u rikthye në tri ndeshjet tjera, kundër Aston Villës, Genk dhe Manchester City.

Por në ndeshjen e fundit, kundër Cityt, Salah mori një goditje të rëndë në minutën e 87-të të ndeshjes.
Shtuar më 13/11/2019, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori