Lajme negative për Donnarummën, pas Championsin humb dhe ndeshjet më Kombëtaren
Nuk kanë fund problemet për Gianluigi Donnarumma.

Pasi nuk arriti që të ndihmojë Milanin për tu kualifikuar në UEFA Champions League, gardiani italian ka marrë një tjetër lajm të trishtë. 20 vjeçari pësoi një dëmtim në kofshë në fitoren e djeshme 3-2 ndaj SPAL, çka i kushtoi largimin nga fusha pas 21 minutash. Por jo vetëm kaq.

Donnarumma do të humbasë edhe dy takimet kualifikuesekombëtares së Italisë. Sipas "ANSA", 20 vjeçarit i duhet një muaj kohë për tu rikuperuar, duke humbur kështu grumbullimet për ndeshjet e qershorit kundër Greqisë dhe Bosnje-Hercegovinës.
Shtuar më 27/05/2019, ora 20:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori