Lajme negative për Milanin para derbit me Interin
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në Ante Rebic për derbin me Interin të shtunën.

Kroati ishte nën ekzaminim mjekësor sot dhe përfundimisht ra nga gara për të qenë i gatshëm në “Della Madonina”, e cila është në program pas dy dite.

Rebic u dëmtua në bërrylë në ndeshjen me Crotone, kështu që edhe pse nuk është frakturë, por vetëm zhvendosje, ai përsëri nuk arriti të rikuperohet për derbin me Interin.

Lajmi i mirë për trajnerin Pioli është se Zlatan Ibrahimovic ka zgjidhur problemet me koronavirusin, dhe kapiteni Alessio Romagnoli është rikuperuar nga dëmtimi dhe do të jetë gati për ndeshjen.
Shtuar më 15/10/2020, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori