Lajm i mirë për
Barcelonën dhe trajnerin Ronald Koeman. Lionel
Messi, i cili u pezullua me dy ndeshje, pasi goditi kundërshtarin me shuplakë në finalen e Superkupës së Spanjës, është kthyer në skuadër. Futbollisti argjentinas ka kryer dënimi dhe do të jetë prezent për ndeshjen e
nesërme në Kupën e Mbretit kundër Rayo Vallecano.
Mirëpo, trajneri holandez do të vuaj mungesën e dy lojtarëve të rëndësishëm për këtë takim. Bëhet fjalë për Serginho Dest, Sergi Roberto dhe Gerard Pique.
Portierë: Ter Stegen,
Neto,
Arnau Tenas
Mbrojtësit: Mingueza, Araujo, Lenglet, Umtiti, Alba, Jonior
Mesfushorë: Busquets, Pjanic, De Jong, Riqui Puig, Pedri, Ilaix
Sulmues:
Messi, Griezmann, Braithwaite, Dembele, Trincao.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 17:18