Mbrojtësi i AC Milanit, Simon
Kjaer do
rikthehet në aksion për ndeshjen ndaj
Atalantas dhe Mario Mandzukic ka nisur stërvitjet me grupin.
Sipas Tuttomercatoweb, Mandzukic është stërvitur me grupin që munguan ndaj
Cagliarit, derisa përgatiten ndaj
Atalantas.
Milan mori lajm të mirë për
Kjaer, që u zëvendësua në pjesën e dytë ndaj
Cagliarit shkaku i lëndimit.
Por danezi nuk është duke vuajtur nga ndonjë lëndim shumë serioz dhe pritet të
rikthehet në ‘zemrën’ e mbrojtjes pranë Pierre Kalulu.
Nga ana tjetër, pritet të mungojë Ismael Bennacer dhe nuk do jetë i gatshëm kundër
Atalantas sepse vazhdoi me stërvitje individuale./
Shtuar më 20/01/2021,
ora 15:57