Lajme të këqija për Bayernin, dëmtohet ylli i skuadrës
Trajneri Carlo Ancelotti merr një lajm të keq nga infermieria. Në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Arsenalit, portieri i bavarezëve, Manuel Neuer, raportohet se ka probleme me këmbën e djathtë.

Lajmi vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila dje në mbrëmje publikoi dy foto të 30-vjeçarit, teksa stërvitej në rërë pikërisht për të mos rënduar këmbën.

"Topçinjtë" do të provojnë të përmbysin humbjen 5-1 të ndeshjes së parë./albeu.com/
Shtuar më 06/03/2017, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori